Paketa Fiskale 2019 – DRT Dibër, takim informues me tatimpaguesit

Drejtoria Rajonale tatimore ka vijuar takimet informuese këtë herë në qytetin e Dibrës.
Drejtoria Rajonale Tatimore Dibër ka organizuar takim informues rreth ndryshimeve të Paketës Fiskale 2019.
Në takim morën pjesë mbi 40 ekonomistë dhe ekspertë kontabël, të cilët përfaqësojnë pjesën më të madhe të tatimpaguesve të këtij rajoni.
Sipas DRT, Ekspertët e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve prezantuan ndryshimet në legjislacionin tatimor dhe një vëmendje e veçantë iu kushtua Procedurave Tatimore, Tatimit mbi të Ardhurat, Tatimit mbi Vlerën e Shtuar dhe Taksave Kombëtare.
Angazhimi profesional i Administratës Tatimore u vlerësua nga përfaqësuesit e biznesit si edhe u bën propozime konkrete mbi çështje të veçanta.
DRT bën me dije se informimi i tatimpaguesve nga punonjësit e Shërbimit të Tatimpaguesve do të vazhdojë në mjediset e ushtrimit të aktivitetit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.