Paketa fiskale 2019 – DRT Elbasan takim informues me tatimpaguesit
Drejtoria Rajonale Tatimore Elbasan ka zhvilluar një takim informues për të prezantuar ndryshimet e legjislacionit tatimor të Paketës Fiskale 2019.
Në takim morën pjesë rreth 52 ekonomistë dhe ekspertë kontabël, të cilët përfaqësojnë pjesën më të madhe të tatimpaguesve të këtij rajoni.
Referuar ekspertëve të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve ndryshimet kryesore kishin të bënin kryesisht me Procedurat Tatimore, Tatimin mbi të Ardhurat, Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, si dhe Taksat Kombëtare.
DPT tha se përfaqësuesit e biznesit vlerësuan takimin informues, qasjen profesionale të Administratës Tatimore, si dhe u ndalën në çështje të veçanta ligjore që prekin zhvillimin e sipërmarrjes së tyre, për të cilat bënë edhe propozimet përkatëse.
Gjithashtu, DPT dhe DRT Elbasan garantuan tatimpaguesit se në çdo kohë dhe nëpërmjet të gjitha mënyrave të komunikimit, do të mund të marrin asistencën e duhur, për të kuptuar drejt dhe në mënyrë korrekte ndryshimet në legjislacion.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.