Paketa vetëm për ju! – Credins Bank, super oferta për personelin mjekësor
Crendis Bank ofron një paketë të dedikuar produktesh preferenciale për personelin mjekës në të gjithë vendin, në sistemin publik dhe privat, si një formë për të shprehur mirënjohje pas situatës së vështirë me të cilën u përballën gjatë COVID-19. Drejtoresha e degës Credins Bank në QSUT-së, Julia Hoxholli, sqaron për TV SCAN të gjitha detajet që përmban paketa “Vetëm për ju”.
“Një nga këto është kredia konsumatore. Benefiti i kësaj kredie është që ne fillojmë me interes nga 5.8% dhe koha e procesimit të kësaj kredie do të jetë brenda 48 orëve. Të gjithë klientët e personelit mjekësor që do të hapin një llogari pranë bankës tonë i ofrohen interesa depozite fantastike me një bonus 0.5% interes më shumë se depozitat aktualë në lekë dhe bonus 0.3% më shumë se sa depozitat aktuale në euro. Kartat e kreditit gjatë kësaj kohe do lëshohen pa komisione. Kjo për të gjitha llojet e kartave, MasterCard apo Visa. Pa llogaritur më pas edhe përfitimet e shumta që vijnë nga blerja me kartë në dyqane.”
Credins Bank është e vetmja që ka menduar tu qëndrojë më pranë këtij segmenti klientësh për shkak edhe të bashkëpunimit të frytshëm disa vjeçar.
“Banka jonë prej 16 vjetësh punon me personelin mjekësor. Në njëfarë mënyre ne i detyrohemi në këtë kohë diçka që të jetë një formë benefiti për to. Kjo është një risi, duke marrë parasysh ngjarjet e fundit në vendin tonë, ku ne e dimë shumë mirë që është pikërisht personeli mjekësor në vijën e parë që përballen me rrezikun dhe jo vetëm në Tiranë.”
Paketa tashmë është aktive për këdo individ që punon në sistemin shëndetësor dhe do të jetë e vlefshme deri më 31 Korrik 2020.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.