Paketat turistike – Mehmeti: Jemi konkurrues. Vathi: Urbanistika e çmimet në aeroport, sfidë
Paketat turistike që ofron vendi ynë janë konkurruese në rajon lidhur me çmimin dhe produktin. I pyetur nga televizioni SCAN, Presidenti i shoqatës shqiptare të turizmit Enver Mehmeti theksoi se turistët e huaj që zgjedhin të vizitojnë Shqipërinë po rriten në numër dhe kjo falë edhe ofertave turistike që bëhen duke mos përjashtuar edhe nevojën për përmirësim në disa aspekte.
Lidhur me këtë një ndër operatoret turistik theksojnë së duhet më shumë punë sidomos në politikat nxitëse për turizmin nga ana e qeverisë.
Besnik Vathi, në një intervistë për Scan radhiti si favor krahasuar me disa prej vendeve të rajonit, detin por si probleme që hasen aktualisht urbanistikën dhe çmimet në Aeroporte.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.