“Pakti i Mbrojtjes” – Kush janë 10 vendet që kanë ushtritë më të mëdha në Europë

Ministrat e jashtëm dhe ata të Mbrojtjes të 23 vendeve të BE-së (nga 28 gjithsej) ranë dakord të hënën e 13 Nëntorit për formimin e një force mbrojtëse europiane. 23 vendet që nënshkruan paktin e mbrojtjes janë të detyruara me ligj të angazhohen në projekte të përbashkëta ushtarake, si dhe të kenë një rol efektiv në rast të krizave ndërkombëtare.
Bashkimi i forcave ushtarake do të krijojë një mega-ushtri europiane, ku Italia duket se do të kontribuojmë më shumë, bazuar te numri i ushtarëve. Sipas të dhënave të “GlobalFirePower.com” deri në vitin 2017, Italia ka ushtrinë më të madhe në Europë, duke numëruar 248 mijë ushtarë, e ndjekur nga Franca dhe Gjermania. Këtu bëhet fjalë vetëm për personelin ushtarak aktiv, të ashtuquajturit elementë të gatshëm për të luftuar, por jo për punonjës civilë apo rezervistë.
Dhjetë forcat e armatosur në BE me numrin më të lartë të ushtarëve aktiv
Nëse Shqipëria do të ishte pjesë e Bashkimit Europian, ajo do të listohej një “top listën 10”. Duke u bazuar në të dhënat e “GlobalFirePower.com”, vendi ynë ka 50 mijë ushtarë aktiv, e renditur në vendit ne 66 –të nga 133 vende të botës, për ushtarët “gati për luftë”.
Bashkimi i mbrojtjes ka qenë në axhendë për një kohë të gjatë dhe quhet Bashkëpunimi i Përhershëm Strukturor, ose PESCO.
BE nënshkruan paktin e mbrojtjes pas dekadash pritje – Ishte propozuar që në vitet ‘50
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.