Panairi, fluks vizitorësh – Të rinjtë: Mundësi për këshillim e punësim. Credins Bank: Punësime reale
Në ditën e parë të panairit “Work & Study”, interesi i vizitorëve ka qenë tejet i lartë ndërkohë që të rinjtë e shikojnë si një mundësi të mirë për t’u orientuar drejt studimeve, që garantojnë punësimin pas daljes nga bankat e shkollës.
Edhe sipërmarrjet e pranishme e shikojnë panairit si një mundësi të mirë për gjetjen e punonjësve të kualifikuar. Ndërkohë që, “Credins Bank” përveç mundësive reale për punësim ofron edhe praktika profesionale për të rinjtë që dëshirojnë të punojnë në sektorin bankar.
“Edhe këtë vit CREDINS Bank është sërish pranë të rinjve për të ofruar mundësi punësimi reale por ndërkohe edhe për të ofruar mundësi për të zhvilluar praktikat profesionale në një nga bankat më të suksesshme në vend. Ne mirëpresim të gjithë të sapo diplomuarit të cilët kanë rezultate relativisht të mira për të aplikuar në stendën e CREDINS Bank jo vetëm për pozicionet vakante qe ne mund të kemi të hapura që do të bëhen me dije gjatë takimit tonë por edhe për programin YOU ARE CREDINS, një program I cili është një trampolinë për të filluar karrierën në bankën CREDINS” – tha specialistja në sektorin e trajnimeve dhe rekrutimeve të CREDINS Bank, Segi Alushi
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.