Panairi i asistencës së BE-së – 683.5 milionë euro fonde për periudhën 2014-2020
683.5 milionë euro janë fondet që janë akorduar nga Bashkimi Evropian për Shqipërinë për vitet 2014-2020, të cilat përmes projekteve në fusha të ndryshme, do të ndihmojnë në zhvillimin e vendit para aderimin në BE. Në çeljen e panairit të asistencës së BE, ministria e integrimit, Klajda Gjosha theksoi se, rreth 700 milionë euro mbështetje financiare nga BE, kanë shkuar për zbatimin e reformave në sektorë të ndryshëm.
Gjosha shprehu bindjen se, Shqipëria ka krijuar bazën solide për integrimin në union, duke nënvizuar rëndësinë e këtyre fondeve për ekonominë shqiptare.
Bashkimi Europian ka ofruar 683.5 milionë euro fonde IPA, për periudhën kohore 2014-2020, si asistencë para aderimit. Nga kjo shumë, 134 milionë euro janë për programin e mbështetjes së sektorit buxhetor, ndërsa 14.9 milionë euro janë vënë në dispozicion për rimëkëmbjen pas përmbytjeve të vitit 2015.
Ndër sektorët prioritarë, gjatë kësaj periudhe ku BE po asiston me fonde, janë demokracia dhe qeverisja, arsimi, bujqësia, mjedisi dhe transporti. Ndërkohë, së shpejti do të ketë edhe një projekt për turizmin, me një asistencë prej 50 milion euro.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.