Panairi i punës 2018 – 60 kompani ofrojnë 3 mijë vende pune
Rreth 3 mijë vende pune ofrohen nga 60 kompani dhe universitete të vendosura në Panairin Work & Study 2018, në Pallatin e Kongreseve, për të gjithë të interesuarit.
Ky është edicioni i 9 i panairit, ku takohet oferta dhe kërkesa, dhe kompanitë pjesëmarrëse janë nga një sërë sektorësh, si telekomunikacion, sistemi bankar, kompani sigurimesh, transporti, etj, të cilat janë pritje të aplikimeve për punë.
Sipërmarrjet e pranishme kërkojnë punonjës të mirëkualifikuar dhe energjikë. “Credins Bank” ofron mundësi të shkëlqyera karriere dhe ambient promovues për punonjësit.
Ndërsa duket se interesi i individëve në kërkim të një pune ka qenë i lartë që ne çeljen e panairit.
Panairi i Work & Study 2018, i organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, do të qëndrojë i hapur për 3 ditë me radhë, ku aplikantët dhe të rinjtë do të kenë mundësi të drejtpërdrejtë kontakti me sipërmarrjet dhe universitetet, për punësim dhe shkollim.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.