Panairi i punës, Abrashi: Mbi 1500 vende të lira pune në ofertë
Në Kosovë janë 1500 vende të lira pune, të cilat do të prezantohen në panairin e punës. Kjo shifër behet publike nga Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, në një postim në rrjetet sociale.
“Pas suksesit të vitit të kaluar, edhe këtë vit në bashkëpunim me DIMAK Kosovo, Giz-in, Odën Ekonomike Gjermane organizohet panairi i punës, edhe Agjencia e Punësimit e Gjermanisë do të jetë prezente. Eja tako punëdhënësin tënd potencial,” shkruan Abrashi në rrjetin social facebook.
Këtë vit panairi do të hapet me datën 19 maj, në sallën 1 tetori në Prishtinë.
Eralda Zito/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.