Panairi i punës – Interes i lartë, fluks aplikimesh

Qytetarët në kërkim të një pune, apo ata që duan të ndryshojnë pozicionin e punës, kanë shfaqur interes të lartë për të aplikuar dhe për të vendosur kontakt të drejtpërdrejtë me kompanitë në panairin e punësimit 2017.
Këtë fakt e konfirmojnë edhe kompanitë pjesëmarrëse, të cilat theksojnë se ka pasur një fluks të lartë aplikimesh, ku dhe kanë gjetur kualifikimet e nevojshme për pozicione të ndryshme pune.
Panairi i Punës 2017 ka çelur dyert më 29 Mars në Pallatin e Kongreseve, me mbi 80 kompani pjesëmarrëse të cilat ofrojnë 5 mijë vende të lira pune.
31 Marsi është dita e fundit e këtij panairi.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.