Panairi i punës në UET – Marrin pjesë mbi 45 biznese, Civici: Jo vetëm diplomë, por edhe punësim
Mbi 45 biznese, organizata jofitimprurëse dhe institucione shtetërore i janë bashkuar këtë vit Panairit të Punës, organizuar nga Universiteti Europian i Tiranës, duke iu dhënë mundësi studentëve të orientohen më mirë drejt tregut të punës.
Gjatë fjalës së tij, dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Selami Xhepa kërkoi nga kompanitë private të ofrojnë më tepër shanse për të rinjtë që mbarojnë studimet, ndërsa sipas presidentit Adrian Civici ky aktivitet shërben edhe për përmirësimin e kurrikulave mësimore, për të qenë më afër punësimit.
E pranishme në çeljen e panairit ishte dhe drejtoresha e Shërbimit Kombëtar të Punësimit në Tiranë, e cila orientoi të rinjtë drejt aplikimeve për programin e praktikave profesionale, që ofrohen nga institucioni që ajo përfaqëson.
Universiteti Europian i Tiranës është duke aplikuar programin 250+, i cili synon jo vetëm marrjen e një diplome, por edhe mundësi punësimi përmes kontakteve me bizneset.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.