Panariti akuzon Ministrinë e Financave: Ka bllokuar fondin për vaksinat kundër Dermatozës Nodulare

Ministri i Bujqesise, Z.Edmond Panariti akuzon Ministrinë e Financave, për bllokimin e fondit për vaksinat kundër Dermatozës Nodulare. Nga fshati Bickë në Devoll, ku janë shfaqur janë shfaqur vatra të tjera të sëmundjes, Panariti i bën thirrje Ministrisë të Financave të zhbllokojë menjëherë fondin për vaksinatorët.
“I kërkoj Ministrisë se Financave zhbllokimin e menjëhershëm te fondit për vaksinatoret. Ato pak fonde qe i kane dhëne bujqësisë, te paktën te na i lëvrojnë, pasi vaksinatoret duhen paguar. Nuk mund te vazhdojmë me ketë situate, te lejojmë përhapjen e dermatozës, vetëm për faktin se bllokimit te fondit nga Ministria e Financave. Nuk e di arsyen e bllokimit, por është detyre e Financave, ndërkohë qe vaksina është siguruar për gjithë numrin e gjedhit ne Shqipëri”, deklaroi Panariti.
Panariti shtoi se për fondet për vaksinimin është përgatitur edhe një VKM, por nuk ka kaluar pasi qeveria nuk mblidhet.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.