“Panda” largohet nga Italia – Prej 2019-ës do të prodhohet tjetërkund

Modeli emblematik i Fiat, Panda, nuk do të prodhohet më në Itali duke filluar që prej vitit 2019. Diçka të tillë e pohoi drejtori ekzekutiv i Fiat Chrysler, Sergio Marcchione.
Gjatë ditëve të fundit mediat italiane dhe ato të huaja i kanë mëshuar idesë se, njësia e prodhimit të Panda-s do të transferohet në Poloni. Marcchione nuk e mohoi diçka të tillë, e as që e pohoi.
Por gjithsesi ai shtoi se, fabrika e Pomiglianos, ku aktualisht prodhohet modeli i Panda-s, ka shumë më shumë potencial se kaq, dhe duhet të fillojë të prodhojë makina më të sofistikuara. Ndër të tjera, numri një i shtëpisë prodhuese deklaroi se, kompania nuk ka ndërmend të shesë asnjë nga markat torineze.
Marcchione komentoi edhe marrëveshjen e fundit mes Peugeot-Citoren dhe Opel. “Është një marrëveshje e mirë, një hap në drejtimin e duhur, duhet gjetur mënyra për të ulur kostot e prodhimit“-shtoi ai.
Sa i përket zërave për një marrëveshje me General Motors, Marcchione konfirmoi të njëjtën gjë, se dera nuk mbetet e mbyllur, por se nga ana tjetër, kjo derë me General Motors është e pamundur të mbyllet duke qenë se nuk është hapur kurrë.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.