Pandemia boshatis aeroportet – Raporti Vjetor/ Sa vizita numëroi Shqipëria në 2020?
Pandemia ka përgjysmuar hyrjen e shtetasve të huaj në Shqipëri në vitin 2020. Sipas raportit vjetor të Instat mbi Lëvizjen e Shtetasve, në periudhën janar – dhjetor 2020, vendi ynë ka pasur në total 2.657.818 hyrje të shtetasve të huaj. Thënë në përqindje, 58.5% më pak se në vitin 2019.
Referuar shifrave zyrtare të Instat, përgjysmimi i lëvizjes është ndjerë edhe te daljet e shtetasve shqiptarë nga territori. Sipas të dhënave, ka pasur 2.906.828 dalje nga Shqipëria të shtetasve vendas, 50.9% më pak se në vitin paraardhës.
Çdo shtet rezulton me një rënie “drastike” të hyrjeve në vend, sidoqoftë, Kosova është shteti “i penalizuar” më pak. Instat flet për një rënie të hyrjeve të shtetasve nga Kosova me 38.6%, në krahasim me periudhën janar – dhjetor 2019.
Ndërkaq, rënien më të madhe e ka shënuar Spanja, me 90.3% më pak hyrje në Shqipëri, krahasuar me vitin 2019.
Jenida Vladi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.