Pandemia e COVID-19 vrau demokracinë e parë! Si po përdoret gjendja e emergjencës për të marrë pushtet absolut
Të hënën, parlamenti i Hungarisë miratoi një projekt-ligj që i dha Orban fuqitë e emergjencës natyrore për një periudhë të pacaktuar kohore. Parlamenti është i mbyllur, zgjedhjet e ardhshme u anuluan, ligjet ekzistuese mund të pezullohen dhe kryeministri tani ka të drejtë të sundojë me dekret, pa patur nevojën për miratimin e ndonjë institucioni tjetër. Ligjvënësit e opozitës ishin përpjekur të përcaktonin një afat kohor mbi legjislacionin, por dështuan.
Masat u përdorën si pjesë e përgjigjes së qeverisë ndaj pandemisë globale. Hungaria kishte raportuar afër 450 raste që nga e hëna në mbrëmje, dhe Orban tashmë ka hedhur kërcënimin e virusit në terma politikisht të përshtatshëm, duke e etiketuar atë një kërcënim të kryer nga emigrantë të huaj të padëshiruar dhe akoma më shumë justifikim për përpjekjet e tij agresive për mbylljen e kufijve të vendit.
“Unë nuk di për një demokraci tjetër, ku qeveria ka kërkuar në mënyrë efektive një dorë të lirë për të bërë gjithçka që do për aq kohë,” tha Renata Uitz, drejtore e programit krahasues të së drejtës kushtetuese në Universitetin e Evropës Qendrore në Budapest, për Bloomberg News.
Shumë kundërshtues të Orban-it diku në Evropë e shohin këtë gjë si një rrugë të mundshme drejt diktaturës. Përpara votimit parlamentar, figurat kryesore në Bruksel dhe Strasburg ishin kundër një “gjendje të jashtëzakonshme të pakufizuar dhe të pakontrolluar” që do të dëmtonte më tej demokracinë hungareze.
Kryeministri i Hungarisë nuk është i vetëm në shfrytëzimin e kësaj krize të shëndetit publik për avantazhin e tij politik. Kryeministri i izraelit Benjamin Netanyahu, përdori kërcënimin e pandemisë në atë që kritikët e quajtën një “grusht” parlamentar, duke vonuar gjyqin e tij për akuzat e korrupsionit ndërsa duke siguruar potencialisht një mandat të ri politik për t’u rikthyer në pushtet.
Dosti Banushi – SCAN
Burimi: The Washington Post
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.