Pandemia i drejtoi investitorët drejt aseteve të sigurta – 22.5 miliard dollarë u kthyen në bono vetëm në një javë

Tregu i bonove amerikane pati prurje prej 22.5 miliardë dollarësh në javën e 27 prillit deri më 3 maj, pasi investitorët u zhvendosën tek tregjet më të sigurta të parave për t’i shpëtuar rrezikut afatgjatë të pandemisë, raportoi Financial Times.
Zgjerimi i vëllimit në fondet e përbashkëta dhe të tregtuara të letrave me vlerë të SHBA, ishte më i larti që nga viti 2007, tha FT, duke mbështetur të dhënat nga EPFR.
Në të njëjtën javë, investitorët pompuan 5.5 miliardë dollarë në fonde të korporatave, ose obligacione që mbartin një rrezik relativisht të ulët kredie – dhe 7.5 miliardë dollarë në fonde që blejnë bono të borxhit qeveritar.
Hyrja masive në fondet e bonove mund të shpjegohet me fondet e tregut të parave që humbën 36 miliardë dollarë në të njëjtën javë, tha FT. Flukset hyrëse nga tregjet e parave ishin kryesisht nga ato fonde që investojnë vetëm në borxhin e qeverisë dhe 7 miliardë dollarë hynë në fonde të investuara në borxhin afatshkurtër të korporatave.
D.B – SCAN
Burimi: Business Insider
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.