Pandemia kushtoi 1.5 miliardë netë pushimi! Cilat janë dy shtetet e Bashkimit Europian që “i rezistuan” COVID?
Nëse pandemia do të paguhej me netë akomodimi nëpër hotele, atëherë çmimi rezulton të ketë qenë i shtrenjtë!
Referuar raportit më të fundit të Eurostat, në Bashkimin Europian ka pasur plot 1.5 miliardë me pak netë akomodimi, gjatë pushimeve turistike. Kjo, sa i takon vitit 2020, krahasuar me vitin 2019.
Qipro, Greqia dhe Malta rezultuan vendet më të prekura, me një rënie që tejkaloi 70%. Nga ana tjetër, Holanda dhe Danimarka raportuan rënien më të vogël, me më pak se 35%.
Nga ana tjetër, në vitin pandemik, netët e kaluara nga vizitorët e huaj ranë me 68%, ndërsa netët e kaluara nga vizitorët vendas, ranë me 38%.
Midis vendeve të Bashkimit Europian, vetëm banorët e Sllovenisë, të Maltës dhe Qipros kaluan më shumë netët e turizmit brenda vendit të tyre krahasuar me 2019, me përkatësisht 33%, 15%, 15%. E kundërta ka ndodhur me Spanjën, Greqinë dhe Rumaninë, të cilat regjistruan rëniet më të larta. prej më shumë se 40%.
Jenida Vladi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.