Pandemia, Meta dekreton “ndëshkimet” – Presidenti: Penalitetet e nevojshme për shkak të rrezikut të madh, të aplikohen pas masave administrative
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar ndryshimet në Kodin Penal që parashikojnë dënime të rënda deri edhe me 10 vite burg në rastet e përhapjes me dashje të Covid 19. Përmes një komunikimi me Mediat, Kreu i Shtetit tha se vendosja e ndëshkimeve është e justifikuar për shkak të boshllëkut ligjor që ka Kodi Penal sa i përket trajtimit të veprimeve që kryhen me dashje dhe qëllimin kriminal për përhapjen e sëmundjeve infektive
Meta përshëndeti ndryshimet e marra parasysh në variantin përfundimtar nga draftet fillestare, i cili përcakton dënime me burg vetëm në rastet kur sanksionet penale, pra dënimet me burg, aplikohen vetëm pasi të jetë aplikuar më parë sanksioni administrativ.
Në fund të komunikimit, Meta theksoi rëndësinë e rritjes së transparencës në menaxhimin e pandemisë dhe rëndësinë e përkujdesjes për shtresat më të prekura nga kufizimet dhe pasojat ekonomike e sociale.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.