Pandemia mund të lërë 12 milion fëmijë në pamundësi për të lexuar / “Problemi ka dhe pasoja ekonomike”
Më shumë se gjysma e të gjithë fëmijëve që mbushin 10 vjeç këtë vit do të arrijnë ditëlindjen e tyre e 18 pa qenë në gjendje të lexojnë një fjali të thjeshtë, sipas një analize të re të të dhënave të KB.
Nga ata 70 milion 10-vjeçarë, 11.5 milion prej tyre mund të mos ishin në gjendje të lexonin si rezultat i drejtpërdrejtë i ndikimit të pandemisë Covid.
Sipas një fushate kundër varfërisë, e cila analizoi shifrat, zmadhimi i pabarazive në arsim për shkak të Covid tregohet nga një rritje prej 17% në numrin e fëmijëve që nuk do të mësojnë të lexojnë fare, krahasuar me vitin e kaluar.
Fushata bëri thirrje për një takim të G7 në fund të Marsit për t’u zotuar të investonte $ 5 miliardë (3.5 miliardë) në financimin e nismave arsimore.
“Kur fëmijët nuk mund të lexojnë deri në moshën 10 vjeç, kjo ka një efekt e në tërë arsimin e tyre, duke ndikuar në aftësinë e tyre për të mësuar, fituar, për të filluar biznes. Ky potencial i humbur nuk dëmton vetëm jetën, por parandalon rritjen e ekonomive”, tha drejtori ekzekutiv i fushatës, David McNair.
D.B – SCAN
Burimi: The Guardian
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.