Pandemia përqëndrohet në Azinë Juglindore – Sjell karantina tek rajoni që i bëri ballë me sukses valës së parë
Një rritje e madhe e rasteve me koronavirus nga variantet e reja në Azinë Juglindore ka nxitur masa të karantinës, mbyllje të fabrikave dhe përpjekje për të rritur programin e vaksinimit në rajon, që ka qenë relativisht i suksesshën në përmbajtjen e virusit në vitin e kaluar. Numri i rasteve ditore të covid-19 në Malajzi është rritur sipër Indisë, matur për frymë, ndërsa totali i infeksioneve në Tajlandë, Vietnam, Kamboxhia, Laos dhe Timorin Lindor, janë mbi dyfishuar në muajin e fundit.
Tajlanda, që ka qenë vendi i dytë që regjistroi infeksionet pas Kinës në vitin e kaluar, ja doli me sukses t’i bënte ballë valës së parë. Numri i vdekjeve është mbi 10-fishuar në vend në 2 muajte fundit, pavarësisht se në 1,000 është ende i ulët me standardet botërore. Duke shtuar shqetësimet, autoritetet vietnameze deklaruan se kanë zbuluar në fundjavë një bashkim “shumë të rrezikshëm” të variantit indian me atë britanik, që përhapet shpejtë nëpërmjet ajrit.
Ekspertët thonë se variantet më të rrezikshme dhe vdekjeprurëse vënë në dukje urgjencën për të shpërndarë sa më shpejtë vaksinat në botë, dhe se në mungesë të tyre, prirotet do të jetë karantina. Vietnami ishte vend tejet i suksessëm me valët e mëparshme, ndërkohë që vendi me një popullsi prej 98 milionë mban më pak se 50 vdekje. Megjithatë, masat e karantinës janë aplikuar në nisje të javës në qendrën e biznesit Ho Chin Minh. Në veri të vendit, fabrikat që furnizojnë gjigantë të teknologjisë si Apple dhe Samsung, po operojnë nën kapacitet për shkak të karantinës.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.