Pandemia rriti abuzimet ndaj fëmijëve – Mbi 1300 fëmijë të evidentuar, Ruçi: Të shtohen masat mbrojtëse
Izolimi dhe varfëria e krijuar gjatë kohës së pandemisë kanë rritur ndjeshëm rastet e dhunës, shfrytëzim në punë dhe abuzim ku të prekur janë edhe fëmijët . Gjatë takimit të zhvilluar me grupin e deputetëve “Miqtë e Fëmijëve” Kreu i Kuvendit Gramoz Ruci kërkoi shtim të masave dhe ndërtimin e skemave të ndihmës për familjet dhe fëmijët në nevojë.
Zv . Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Bardhylka Kospiri u ndal në shifra të evidentuara gjatë periudhës së pandemisë sa i takon fëmijëvë të marrë në mbrojtje nga institucionet përkatëse. Sipas Kospirirt deri në shtator janë marrë në menaxhim mbi 1300 fëmijë, nga të cilët 166 raste të dhunës psikologjike .
Më herët ministrja e Arsimit Evis Kushi njoftoi për zgjatjen e periudhës së pushimeve të fundvitit.
“Vendosëm që nxënësit e fillores të vijnë në shkollë sepse për ta është më e vështirë të zhvillohet mësimi “online”, por edhe konsiderohen si jo-transmetues të fortë të COVID-19. Edhe pak ditë mbeten deri në përfundim të këtij tre-mujori dhe kërkoj përkushtim, të kalojmë edhe këto ditë, dhe më pas do të kemi një periudhë më të gjatë pushimesh se vitet e tjera, e cila besojmë se do ta stabilizojë disi situatën” – u shpreh Znj. Kushi.
Ndonëse, ministrja nuk ka bërë të ditur se kur do të nisë semestri i dytë, po diskutohen datat 11 dhe 18 janar si më të mundshmet kur do të rinisë procesi mësimor.
Nertila Doko / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.