Pandemia teston bizneset – Shërbimet vendosin rekordin e 5 viteve në Tiranë
Gjysma e parë e vitit ka qenë një test për bizneset për mënyrën se si do të orientoheshin në treg, si do t’u përgjigjeshin pasojave të pandemisë së COVID-19 dhe çfarë do të parashikonin si një të ardhme më të qëndrueshme duke marrë parasysh kufizimet e që mund të ndodhin. Dhe duket se situata ka ndikuar në biznesin e kryeqytetit, pasi nëse më parë prevalonte më shumë hapja e bizneseve të reja të pakicës, tashmë ky orientim ka ndryshuar.
Sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore, shërbimet, ku përfshihen baret, restorantet, hoteleria, fastfoode-t, shërbimet e dërgesave, etj mbajnë rekordin e bizneseve të reja kryesore të hapura në periudhën Janar-Qershor 2021, në raport me të njëjtën periudhë në 5 vitet e fundit. Ndërkohë nga ana tjetër, më së shumti gjatë kësaj periudhe janë mbyllur subjekte të shitjes me pakicë, gjithsej 521 të tilla në 6 muaj. Ndërkaq, në total në periudhën Janar-Qershor 2021 janë hapur 4787 biznese të reja kryesore dhe sekondare si dhe janë mbyllur 1661 të tjera, duke bërë që numri neto i subjekteve të reja që i janë shtuar kryeqytetit në 6 muaj të jetë 3126 subjekte.
Janar-Qershor Biznese të reja
2017 1209 biznese
2018 1428 biznese
2019 1726 biznese
2020 1467 biznese
2021 2034 biznese
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.