Papunësia, “minë” e nëndheshme – Coeure: Nuk duhet injoruar, mund të na prishë punë

Norma e inflacionit në Eurozonë mund të kërkojë më shumë kohë që të rritet për shkak të tregut të punës, dhe banka qendrore europiane duhet ta marrë parasysh këtë faktor për të vendosur, në mënyrë që të mos nisë me hap shumë të shpejtë shtrëngimin monetar, deklaroi anëtari i bordit të bankës, Benoit Coeure.
“Por, me të prekur normën e 2% të inflacionit, Banka Qendrore Europiane duhet të ndërhyjë, pavarësisht normës së lartë të papunësisë, për të eliminuar rreziqe më të mëdha”-deklaroi ai.
Tregu i punës aktualisht sinjalizon se, inflacionit do t`i duhet më shumë kohë që të arrijë objektivin dhe se presioni i pagave do të vijë po ashtu me vonesë, shtoi ai.
Coeure nënvizoi se, problemet në tregun e punës janë të nëndheshme, dhe se nuk duhen nënvlerësuar. Në rast se Banka Qendrore Europiane do ta injorojë këtë problematikë, atëherë normat e rritjes mund të kërcënohen e po ashtu edhe norma e inflacionit, nënvizoi një ndër zërat më të fuqishëm brenda institucionit kyç të politikave monetare në rajonin e 19 vendeve të monedhës së përbashkët.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.