Papunësia në Francë rritet me 43.700 njësi për Marsin, treguesi makro rikthehet në fokus

Papunësia në Francë u rrit për Marsin në një nivel të lartë 10-mujor, duke përmbysur trendin e muajve të fundit. Të dhënat mund të kthejnë treguesin makroekonomik në fokusin e kandidatëve për president.
Numri i personave të regjistruar si të papunë në Francë u shtua me 43,700 në Mars nga muaji i kaluar, duke prekur një total prej 3,508,100, në rritje me 1.3%.
Presidenti Francois Hollande është vënë nën presion nga norma e lartë e papunësisë gjatë mandatit e tij 5-vjeçar që përfundon muajin e ardhshëm. Rënia e papunësisë në muajt e fundit ka ardhur pak vonë për Francois Hollande, në mënyrë që ai të përdorte përmbushjen e premtimeve të tij për të rikandiduar.
Rritja e muajit Mars në totalin e të papunëve, mund të rikthejë vëmendjen e publikut në këtë tregues, ndërkohë që kandidati i qendrës Emmanuel Macron, dikur këshilluesi kryesor për ekonominë i Francois Hollande, do të përballet me lideren e Frontit Nacional Marine Le Pen, në raundin e dytë më 7 Maj.
Megjithatë, një sondazh mujor i konsumatorëve për Prillin, tregoi se shqetësimi i ekonomive familjare mbi papunësinë kishte rënë në nivelin më të ulët në 9 vite.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.