Para se të vijë Viti i Ri, çlirojuni nga këto zakone të këqija

Çdo fundvit njerëzit bëjnë bilancin e vitit që po ikën, çfarë kanë arritur dhe çfarë jo, por edhe të mënyrës se si janë sjellë apo zakoneve që mund të kenë ndikuar pozitivisht apo negativisht në jetën e tyre.
Lifehack, një faqe motivuese për të përmirësuar jetën, shkruan se gjithsecili duhet të çlirohet nga këto zakone të këqija para se viti i ri të vijë.
Po ju cilën nga këto zakone të këqija keni? Lexojini më poshtë dhe reflektoni mbi jetën tuaj.
- Biseda dominuese. Gjithkush dëshiron të dëgjohet, por shumica prej nesh vetëm flasim.
- Mbivendosje të gjërave/ Ngarkesë mendimesh. Kjo bën që pjesën më të madhe të kohës të jeni të trishtuar dhe të tërhequr.
- Në raport me njerëzit. Rregulli numër 1 – Fokusohuni te vetja juaj.
- Zvarritja. Një gjë nuk ke për ta bërë kurrë, nëse nuk e bën tani.
- Gënjeni vetveten, sepse nuk guxoni të përballeni me të vërtetën.
- Për çdo gjë, gjeni justifikime për veten dhe për njerëzit e tjerë.
- Shpenzoni shumë kohë në mediat sociale. Në këtë kohë mund të kishit bërë diçka më produktive.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.