Para të tjera për pronarët! Miratohet shpërndarja e 118 milionë lekëve për 10 dosje. Kursehen 179 milion lekë
Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton se ka përfunduar procesin e shqyrtimit administrativ të disa aplikimeve për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, të paraqitura nga subjektet e interesuar, të cilët diponojnë vendime përfundimtare që u kanë njohur të drejtën e kompensimit të pronës.
“Aktualisht ka përfunduar shqyrtimi administrativ i 10 (dhjetë) aplikimeve për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, për të cilat ATP ka miratuar me vendim pranimin e këtyre kërkesave/aplikimeve, pasi kanë rezultuar të jenë në përputhje të plotë me kriteret e përcaktuara në ligj.
Fondi financiar, i vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit, që ATP do të shpërndajë në total për subjektet përfitues të 10 (dhjetë) aplikimeve sipas kërkesave të tyre, është në vlerën 118 milionë e 920 mijë lekë nga të cilat 24 milionë e 992 mijë lekë do të lëvrohen menjëherë si këst i parë, ndërsa pjesa tjetër do të lëvrohet me këste çdo fillim viti buxhetor, bazuar në mënyrën e përfitimit të kompensimit për të cilën ka aplikuar subjekti.
Njëkohësisht bëjmë me dije se, nga përfundimi i trajtimit të këtyre 10 (dhjetë) aplikimeve për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, Buxhetit të Shtetit i kursehet në total një fond në vlerën 179 milionë e 748 mijë lekë” njofton ATP.
Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton subjektet e interesuara se kësti përkatës për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimit të procedurave të transfertave bankare në ditët në vazhdim.
Emrat e perfituesve: https://drive.google.com/file/d/1zg8XUCor_63mpGqPZOHQsDEcNRHf_5Au/view
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.