Para zgjedhjeve – Shqipëria në “rikonstruksion”, vërshojnë projektet e Bashkive

Bashkitë në të gjithë vendin duket se janë angazhuar në dhjetëra projekte rikonstruksionesh që lidhen me rrugë, shkolla, ujësjellës.
Kjo ndoshta sepse muajt me pikun e punimeve janë nga maji në tetor por vrulli i këtij viti duket se nxitet disi edhe nga fakti që jemi në një vit elektoral.
Mjafton që të shohim procedurat më të fundit të tenderimit për të kuptuar që angazhimin kryesor e kanë marrë bashkitë.
Vetëm në 10 ditëshin e fundit rezultojnë një seri rikonstruksionesh nga Bashkitë Kolonjë, Mirditë, Çorovodë, Durrës, Librazhd, Lushnjë, Libohovë, Mallakastër, Vau i Dejës.
Në listën e Bashkive të angazhuara për investime dhe rikonstruksione nuk bëjnë përjashtim si ato të drejtuara nga të majtët ashtu edhe nga të djathtët. Shumica e rrugëve janë dytësore duke lidhur fshatrat me njëri-tjetrin.
Aktiv në procedura ka qenë edhe Fondi i Zhvillimit të Rajoneve por për këtë të fundit intensiteti ka qenë i njëjtë përgjatë gjithë kohës.
Nertila Maho/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.