Paraja cash në Shqipëri – Sa 16.2% e PBB, jemi të dhjetët në botë
Shqipëria ka një ndër normat më të larta në botë të përdorimit të parasë cash. Një raport i publikuar së fundmi e rendit vendin tonë të dhjetin në botë sa i përket intensitetit të parasë, pra raportit që ka paraja me Prodhimin e Brendshëm Bruto të një vendi.
Në Shqipëri, ky raport fiksohet në 16.2%, ç`ka do thotë se kaq para qarkullojnë cash në vend në krahasim me Prodhimin e Brendshëm Bruto të të gjithë ekonomisë shqiptare.
Siç duket qartë nga grafiku, kjo normë është ndër më të lartat në botë, dhe ndër vendet me ekonomi të zhvilluara vetëm Japonia bën përjashtim, pasi të gjitha vendet e tjera janë ekonomi në zhvillim.
Pra, Shqipëria rezulton të jetë ekonomia me performancën më të dobët në këtë drejtim pas Ukrainës dhe Moldavisë. Sa më i lartë të jetë ky raport, aq më i madh është përdorimi i parasë cash në atë ekonomi.
Por, nga ana tjetër, ky tregues ka tendencën që të tregojë masën e ekonomisë informale në një vend të caktuar. Raporti merr në analizë 85 shtete të ndryshme të botës dhe i referohet të dhënave të vitit 2017.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.