Paraja në kohë lufte – Konferenca e dytë e Muzeut të BSH
Banka e Shqipërisë organizoi të enjten konferencën e dytë vjetore të Muzeut të saj. Konferenca e këtij viti ka si temë rolin e parasë në periudhën e luftërave.
Në fjalën e tij, guvernatori Gent Sejko nënvizoi edhe njëherë kontributin e Bankës së Shqipërisë dhe të Muzeut, jo vetëm në evidentimin e vlerave historike, por edhe në promovimin dhe përhapjen e kulturës financiare.
Gjatë konferencës u mbajtën prezantime nga historianë, numizmatë, arkeologë, studiues të historisë monetare e ekonomike rreth rolit që ka luajtur paraja përgjatë zhvillimit të luftërave ndër shekuj.
Ersuin Shehu/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.