Paralajmërimi i Elon Musk: “Inteligjenca artificiale është rreziku më i madh për qytetërimin”

CEO i Tesla, Elon Musk këshilloi një grup guvernatorësh të Shteteve të Bashkuara mbi rreziqet që sjell me vete zhvillimi i shpejtë i inteligjencës artificiale, e cila kërkon mbikëqyrjen e qeverisë. Pa limite të tilla, paralajmëron ai, teknologjia mund të përbëjë një numër të paimagjinueshëm sfidash për qytetërimin njerëzor.
“Në frontin e inteligjencës artificiale, unë kam akses në IA më të avancuar dhe mendoj se njerëzit duhet të jenë të shqetësuar për të. Unë vazhdoj t’i bie ziles alarmit, por derisa njerëzit të shohin robotë të vrasin njerëz nëpër rrugë, ata nuk do të dinë si të reagojnë pasi kjo duket si diçka shumë joreale”.
Musk vazhdoi më tej duke prezantuar një skenar ku “inteligjenca e thellë” krijon lajme të rreme dhe dërgon njoftime për shtyp përmes adresave false të postës elektronike. Një aktivitet i tillë mund të sjellë një mbingopje me informacion të rremë dhe mund të nxisë konflikt të armatosur.
Krahas luftës, Musk parashikoi se avancimi i teknologjisë mund të sjellë pasiguri sociale, për shkak të humbjes së punëve. Viktimat e parë të IA do të jenë më shumë gjasa 4,6 milionë vende pune në transport, të cilat aktualisht kryhen nga njerëzit.
Në dy dekada, të kesh një makinë jo vetëdrejtuese do të jetë po aq e prapambetur sa të paturit një kalë sot. Megjithatë, kjo lehtësi vjen me një çmim shumë të madh, i cili mund të jetë hackimi i një flote të tërë me automjete.
“Prandaj duhen rregullatorët, që të vijnë e të thonë: ‘Hej djema, ju duhet të bëni një pauzë për të parë nëse kjo është e sigurt…’ Duhen rregullatorët për ta bërë këtë me çdo ekip që po merret me këtë punë. Përndryshe aksionerët e kompanive do të thonë ‘Pse nuk po e zhvilloni IA më shpejt? Se konkurrenti jonë po e bën”.
Si shembull Musk dha progresin e jashtëzakonshëm të “DeepMind” nga Google, i cili duke nisur nga zero mësoi në një vit aftësinë për të mundur lojtarët më të mirë në botë të lojës Go.
Paçka këtyre rreziqeve, vetëm Musk po punon mbi një metodë që do të lejojë trurin e njeriut të lidhet me software-in e inteligjencës artificiale. Megjithatë, ai u tregoi guvernatorëve se pjesë e motivimit të tij për kolonizimin e Marsit është edhe formimi i një rezidence dytësore për njerëzit, në rast se IA që krijojmë dalin nga frerët.
Angelo Haruni/SCAN
Inteligjenca Artificiale është realitet – Ja disa nga fushat ku po gjen zbatim
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.