Paralajmërimi i fortë i Biden: NATO do të reagojë nëse Rusia përdor armë kimike!
“Do t’i përgjigjemi përdorimit të armëve kimike nga ana e Moskës, NATO do të përgjigjet”. Ka qenë kjo deklarata e presidentit amerikan Joe Biden në samitin e NATO-s të mbajtur në Bruksel.
Sipas Biden, Putin nuk e ka menduar se do të kishte një kohezion mes aleatëve, por “NATO është me e bashkuar se kurrë”.
Vendet aleate të NATO-s, kanë vendosur që t’i ofrojnë më shumë asistencë Ukrainës. Kjo u njoftua nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në fund të Samitit të Jashtëzakonshëm të aleancës ushtarake.
Në listën e ndihmave janë armë anti-tank, mbrojtje kundërajrore dhe dronë që po rezultojnë shumë efikasë në luftën që po bëhet në Ukrainë.
Stoltenberg i ka bërë apel Kinës që të mos i japë mbështetje ushtarake Rusisë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.