Paralajmërimi i Joe Biden: Nëse nuk lëvizim, Kina do na “hajë bukën” tonë!
Presidenti amerikan Joe Biden ka paralajmëruar se Kina do t’ia ‘hajë bukën’ nëse Amerika nuk rrit shpenzimet e saj infrastrukturore. Ai po fliste para një grupi senatorësh për nevojën e përmirësimit të infrastrukturës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Paralajmërimi i tij vjen një ditë pas telefonatës së parë që ia ka bërë me homologun kinez Xi Jinping.
Në telefonatë, Xi ka mbajtur një linjë të fortë kundrejt të drejtave të njeriut duke thënë se një përballje do të ishte katastrofale për të dy vendet.
Në fjalën e mbajtur pas takimit me anëtarët e komitetit për mjedisin dhe punët publike Biden u shpreh: “Nëse nuk lëvizim vendit, ata do të na e hanë drekën tonë”. Sipas Biden, Kina po investon miliarda dollarë për çështje që lidhen me transportin, mjedisin dhe një seri sektorësh të tjerë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.