Paralajmërimi i ‘World Economic Forum’: Në 3-5 vitet e ardhshme, pasojat e pandemisë kërcënojnë ekonominë. Në 5-10 vite, stabilitetin gjeopolitik
Për 15 vite, ‘World Forum’ ka paralajmëruar botën për rreziqet e pandemive. “Në 2020, kemi parë se çafrë do të thotë që të kapesh pa përgatitur dhe të injorosh paralajmërimet për një kohë të gjatë.
Pandemia e Covid-19 jo vetëm ka marrë miliona jetë por edhe ka thelluar pabarazinë ekzistuese në aksesin në shëndetësi, ekonomi dhe në shërbime digjitale”. Kjo evidentohet nga forumi ekonomik botëror në raportin e tij mbi rreziqet globale ‘Global Risk Report’ që do të prezantohet në Davos, në kuadër të samitit që do të zhvillohet me video-konferencë javën e ardhshme.
“Të dhënat tona tregojnë se impakti i menjëhershëm i Covid-19 në pabarazinë dhe fragmentimin social në 3-5 vitet e ardhshme do të kërcënojë ekonominë dhe në 5-10 vitet e ardhshme stabilitetin gjeopolitik” evidentohet më tej në raport. Po ashtu, shqetësim tjetër që shprehet është edhe ai për përkeqësimin e shëndetit mendor.
Burimi ANSA/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.