Paralajmërohet rritje e normës së interesit – Sejko: Inflacioni dikton ndryshimin e politikës monetare
Banka e Shqipërisë parlajmëron rritjen e normës bazë të interesit për shkak të inflacionit, i cili parashikohet sërish në rritje. Gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Ekonomisë me qëllim marrjen e pëlqimit për një mandat të dytë, Guvernatori Gent Sejko bëri me dije se banka do të ndryshojë kahun e politikës monetare gjatë këtij vitit, nga lehtësuese, në normalizuese.
“Inflacioni pritet te jete ne rritje , jemi ne nivelin 3.7 per qind, kemi synuar te vijojme me politike lehtesuese per te vijuar stimulin e ekonomise, sepse ekonomia ka nevoje per stimul. Por shume shpejt do fillojme te rrisim normen e interesit. Po presim shifrat nga INSTAT. Gjate ketij viti kahu i politikes menatare do ndryshoje nga lehtesuese ne normalizuese. Pasi deri ne nivelin e normes se interesit 4 per qind quhet lehtesuese. “
Gurverantori shpalsoi gjithashtu objektivat për mandatin e ardhshëm, ku sipas tij, prioritet do të jetë stabiliteti i çmimeve, reduktimi i informalitetit, reduktimi i përdorimit të euros në ekonomi, modernizimi i sistemit të pagesave si dhe edukimi financiar.
Anëtarët e Komisionit të Ekonomisë kanë dhënë mbështetjen për kandidaturën e Sejkos për një mandat të dytë në krye të Bankës së Shqipërisë. Votimi do të bëhet në seancën e ardhshme plenare.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.