Paralajmëron FMN – “Proteksionizmi dhe tkurrja monetare do cënojnë ekonominë globale”
Kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, tha se organizata është optimiste mbi perspektivën e ekonomisë globale, megjithatë paralajmëroi për rreziqe nga stimujt e ngadaltë fiskalë dhe rritja e normave të interesit.
Lagarde tha se prioritetet kryesore për ekonominë globale janë: shmangja e proteksionizmit, mbrojtja ndaj rreziqeve financiare dhe fuqizimi i rritjes ekonomike në afatgjatë.
Kreu i FMN foli në një kohë që konfliktet tregtare SHBA-Kinë po krijojnë pasiguri për bizneset dhe zinxhirët globalë të furnizimit. “E shkuara ka treguar se kufizimet në importe dëmtojnë të gjithë, veçanërisht konsumatorët e varfër. Ato sjellin produkte më të shtrenjta, limitojnë alternativat si dhe parandalojnë rolin e tregtisë në nxitjen e produktivitetit dhe përhapjen e teknologjive të reja”, tha Lagarde.
Sipas fondit, mënyra më e mirë për të trajtuar pabarazitë globale është përdorimi i mjeteve fiskale dhe reformave strukturore. Fondi paralajmëroi se rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë rrezikojnë shpërbërjen dhe shtoi se politikëbërësit duhet të angazhohen në krijimin e një konkurrence të drejtë për firmat dhe të zgjidhin përplasjet pa përdorur masa të papranueshme.
Situata në këtë vit edhe tjetrin, sipas fondit, është se pritet të humbasë vrulli ekonomik për shkak të ngadalësimit të stimujve fiskalë, rritjes së normave të interesit dhe tkurrjes së kushteve financiare. Një analizë e re e FMN tregoi se borxhi global ka arritur nivelin më të lartë të të gjitha kohërave prej 164 trilionë dollarë, apo 40% sipër nivelit të 2007-ës, ndërkohë që Kina ka kontribuar për gjysmën e kësaj rritjeje. Lagarde tha se ekonomitë në të gjithë botën duhet të reduktojë defiçitet qeveritarë, fuqizojnë kuadrin fiskal dhe vendosin borxhin publik në një trend rënës.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.