Paralajmëron kreu i OBT: “SHBA ka vënë në dyshim funksionin e organizatës, kërkon reforma”
Kreu i Organizatës Botërore të Tregtisë, Roberto Azevedo tha se Shtetet e Bashkuara kanë vënë në dyshim funksionimin e rregullave të organizatës dhe se kanë bërë thirrje për reforma.
Ai tha se mjedisi botëror i tregtisë është bërë i vështirë dhe se kërkon biseda të hapura me vendet anëtare. Takimi i 50 vendeve anëtare në Indi në fillim të kësaj jave, është i pari që prej lajmërimit të tarifave nga Donald Trump për çelikun dhe aluminin.
Ai tha se sipas Washingtonit, tregtia globale ka ndryshuar që prej formimit të Organizatës Botërore të Tregtisë në vitin 1995.
“Shtetet e Bashkuara kërkojnë përditësime të rregullave dhe reforma në Organizatën Botërore të Tregtisë dhe bisedimet me zyrtarët amerikanë po vazhdojnë”, shtoi ai.
Në këtë takim do të diskutohen të gjithë çështjet e lidhura me tregtinë, përfshirë vendimin e Shteteve të Bashkuara për të rritur tarifat mbi çelikun dhe aluminin.
Edhe pse Shtetet e Bashkuara nuk kanë deklaruar tarifat te Organizata, ato do të përfshihen në juridiksionin e kësaj të fundit nëse vendet e tjera ngrenë shqetësime.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.