Paralajmëron kryetari i Fed: “Bankat Qendrore nuk duhet t’i dorëzohen kontrollit politik”
Kryetari i Rezervës Federale Jerome Powell, tha se është izoluar nga presionet politike afat-shkurtra, ndërkohë që politikëbërësit po argumentojnë nëse duhet të ulin interesat si çka kërkuar presidenti Donald Trump. Komentet e Powell vijnë ndërkohë që banka qendrore, që ndaloi rritjen e interesave këtë vit , përballet me kritika të mëdha nga Donald Trump.
“Rezerva Federale është një agjenci e shkëputur në mënyrë strikte nga politika. Ne po gjithçka për t’i shërbyer amerikanëve me mjetet tona. Ne e kuptojmë që kemi një detyrë të rëndësishme dhe jemi të përqendruar që ta përmbushim atë detyrë,” tha Powell.
Presidenti, që ka thënë fundjavën e kaluar se ka fuqinë për të hequr nga detyra Jerome Powell, shkroi në nisje të javës se Rezerva Federale “nuk di se çfarë bën” dhe shtoi se ka rritur normat e interesit shumë shpejtë duke marrë parasysh inflacionin e ulët dhe ngadalësimin ekonomik botëror. Shumë pak ekonomistë janë dakord me vlerësimet e Trump mbi rritjen ekonomike në SHBA dhe disa ekspertë ligjorë mendojnë se është e pamundur që Trump të pushojë Jerome Powell. Në takimin e fundit të politikave monetare, Komisioni Federal i Tregut të Hapur sinjalizoi ulje të normave të interesit dhe bëri të ditur se është i gatshëm që t’i bëjë ballë ngadalësimit ekonomik botëror.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.