Parashikimet e Bill Gates në vitin 1999 – Është e “frikshme” se sa i saktë ka qenë ai

Në vitin 1999, Bill Gates shkoi një libër me titullin “Biznesi në shpejtësinë e mendimit”.
Në librin e tij Gates bëri 15 parashikime të guximshme që në atë kohë mund të dukeshin të egra, por tani 20 vite më vonë mund të shohim se sa pranë të vërtetës kanë dalë ato.
1.Faqet për krahasimin e çmimit
Parashikimi i Gates: “Do të zhvillohen shërbime të automatizuara të krahasimit të çmimeve, duke i lejuar njerëzit të shohin çmime nëpër faqet e shumta të internetit, duke e bërë të lehtë gjetjen e produktit më të lirë për të gjitha industritë”.
Ajo çfarë shohim ne sot: Ju mund të kërkoni me lehtësi një produkt në Google ose Amazon dhe të merrni çmime të ndryshme. Vende si NexTag, PriceGrabber dhe madje edhe Bing Shopping i Microsoft-it janë ndërtuar posaçërisht për të krahasuar çmimet.
2.Pajisjet telefonike
Parashikimi i Gates: “Njerëzit do të mbajnë rreth pajisje të vogla që u lejojnë atyre të qëndrojnë vazhdimisht në kontakt dhe të bëjnë biznes elektronik nga kudo që të jenë. Ata do të jenë në gjendje të kontrollojnë lajmet, të shohin fluturimet që kanë rezervuar, të marrin informacion nga tregjet financiare si dhe të bëjnë gjithçka tjetër me këto pajisje “.
Ajo çfarë shohim ne sot: Smartphones, smartëatches, folës si Amazon Echo, dhe madje edhe kufje si Microsoft HoloLens u japin përdoruesve një mënyrë për të pasur të gjithë informacionin e tyre në dorë në çdo kohë.
3.Pagesat e çastit dhe financimi online, dhe kujdes më të mirë shëndetësor përmes internetit
Parashikimi i Gates: “Njerëzit do të paguajnë faturat e tyre, do të kujdesen për financat e tyre dhe do të komunikojnë me mjekët e tyre në internet”.
Ajo çfarë shohim ne sot: Teknologjia nuk ka qenë në gjendje të ndryshojë kujdesin shëndetësor, në atë mënyrë se si Uber ndryshoi transportin, por faqet si ZocDoc synojnë të bëjnë gjetjen më të lehtë të mjekut dhe caktimin e takimeve. Kompani rishtare si “Një Mjek” dhe “Përpara” po përpiqen të ndryshojnë atë që është zyra e mjekut, duke ofruar anëtarësime mujore për kujdesin shëndetësor në internet bzuar tek të dhënat. Ju gjithashtu mund të merrni hua online përmes faqeve si Klubi i Kreditimit dhe lehtësisht të bëni pagesa përmes faqeve dhe aplikacioneve si PayPal dhe Venmo.
4.Asistentët personalë dhe interneti i gjërave
Parashikimi i Gates-it: “Do të zhvillohen shoqërues personalë”, të cilët do të lidhin dhe sinkronizojnë të gjitha pajisjet tuaja në një mënyrë të zgjuar, pavarësisht nëse janë në shtëpi ose në zyrë dhe do ju lejojnë të shkëmbeni të dhëna, njoftime, dhe do të paraqesin informacionin që ju nevojitet. Kur shkoni në dyqan, mund t’i tregoni se çfarë recetash doni të përgatitni dhe do të gjenerojë një listë përbërësish që ju duhet të merrni. Kjo do të informojë të gjitha pajisjet që ju përdorni, për blerjet dhe orarin tuaj, duke u lejuar atyre të përshtaten automatikisht me atë që po bëni”.
Ajo çfarë shohim ne sot: Google Now, një asistent i zgjuar që përdoret në pajisjet mobile, po fillon të shkojë në këtë drejtim. Ndërkohë, pajisjet e zgjuara si Nest mbledhin të dhëna për rutinat e përditshme dhe rregullojnë automatikisht temperaturën e shtëpisë tuaj. Ekziston edhe një valë e pajisjeve të kontrolluara me zë, si Echo e Amazon dhe Google Home, që mund t’i kërkoni të lexojë emailin tuaj për ju, ose t’ju orientojë përmes recetave gjatë gatimit.
5.Monitorimi online i shtëpisë
Parashikimi i Gates: “Transmetimet konstante filmike nga shtëpia juaj do të bëhen të zakonshme, dhe do ju informojnë kur dikush viziton shtëpinë, kur nuk jeni aty”.
Ajo çfarë shohim ne sot: Google bleu Dropcam, krijues i një aparati të mbikqyrjes së shtëpisë, për 555 milionë dollarë në vitin 2014. Por ky ishte vetëm fillimi – Ring bën një kamerë të mençur për dyer që mund t’ju lejojë të shihni se kush ndodhet në derën tuaj. Ka edhe kamera si Petcube që ju lejojnë të kontrolloni një lazer, kështu që mund të luani me kafshët tuaja shtëpiake, gjatë kohës që jeni larg.
6.Mediat sociale
Parashikimi i Gates: “Faqet e internetit private për miqtë dhe familjen tuaj do të jenë të zakonshme, duke ju lejuar të bisedoni dhe planifikoni aktivitete”.
Ajo çfarë shohim ne sot: Dy miliardë njerëz tashmë përdorin Facebook për të parë se çfarë bëjnë shokët e tyre dhe të planifikojnë aktivitete. Ka edhe Snapchat, Instagram, dhe Facebook Messenger së bashku me një shpërthim të rrjeteve të tjera sociale më të vogla, më shumë se e përmbushin këtë parashikim.
7.Ofertat e automatizuara promovuese
Parashikimi i Gates: “Programe që e dinë kur e keni rezervuar një udhëtim dhe e përdorin atë informacion për të sugjeruar aktivitete në destinacionin lokal. Do ju sugjerojnë aktivitete, ulje, oferta dhe çmime më të lira për të gjitha gjërat”.
Ajo çfarë shohim ne sot: Faqet e udhëtimit si Expedia dhe Kayak japin oferta bazuar në të dhënat e blerjeve të kaluara të përdoruesit. Google dhe Facebook mund të ofrojnë reklama promovuese bazuar në vendndodhjen dhe interesat e përdoruesit. Airbnb, që u mundëson njerëzve të qëndrojnë në shtëpi më mirë se sa në hotele, ka filluar të ofrojë udhëtime të specializuara në destinacione, kështu që ju mund të jetoni si një vendali.
8.Faqet e diskutimeve live të sporteve
Parashikimi i Gates: “Ndërsa shikoni një garë sportive në televizion, shërbimet do t’ju lejojnë të diskutoni mbi atë që po ndodh dhe të hyni në një garë ku votoni se kush do të fitojë”.
Ajo cfarë shohim ne sot: Një sërë faqesh të mediave sociale e lejojnë këtë, me Tuitter që është një lider i qartë – dhe madje duke transmetuar edhe ndeshje. Ju gjithashtu mund të lini komente në kohë reale në aktivitetet sportive.
9.Reklamimi i zgjuar
Parashikimi i Gates: “Pajisjet do të kenë reklama të zgjuara, do të njohin tendencat tuaja të blerjeve dhe do të shfaqin reklama që janë të përshtatura sipas preferencave tuaja”.
Ajo çfarë shohim ne sot: Shikoni reklamat që shihni në Facebook ose Google – shumica e shërbimeve të reklamimit në internet kanë këtë funksion, ku reklamuesit mund të synojnë përdoruesit bazuar në historinë e tyre të klikimeve, interesat dhe modelet e blerjes.
10.Lidhje me faqet e internetit gjatë transmetimeve të drejtpërdrejta në televizion
Parashikimi i Gates: “Transmetimi televiziv do të përfshijë lidhje me faqet e internetit përkatëse dhe përmbajtje që plotësojnë atë që shikoni”.
Ajo çfarë shohim ne sot: Pothuajse çdo shfaqje këto ditë ka një thirrje që i kërkon shikuesit të shkojë në një faqe interneti, të ndjekë biznesin në Tuitter ose të skanojë një kod QR për ta shtuar atë në Snapchat. Është e rrallë të shohësh një transmetim pa një lidhje interneti me një faqe të vetën.
11.Bordet e diskutimeve në internet
Parashikimi i Gates: “Banorët e qyteteve dhe fshatrave do të jenë në gjendje të kenë diskutime të bazuara në internet në lidhje me çështjet që i prekin ato, siç janë politika lokale, planifikimi i qytetit ose siguria”.
Ajo çfarë shohim ne sot: Shumica e faqeve të lajmeve kanë pjesë për komente, ku njerëzit mund të kenë diskutime të gjalla dhe shumë faqe kanë forume ku njerëzit mund të kërkojnë dhe t’i përgjigjen pyetjeve të caktuara. Tuitter dhe Facebook luajtën rol në revolucionet politike në Libi, Egjipt dhe Tunizi, si dhe lëvizjen Black Lives Matter në SHBA.
12.Faqe online me bazë interesat
Parashikimi i Gates: “Komunitetet në internet nuk do të ndikohen nga vendndodhja juaj, por nga interesi juaj.”
Ajo cfarë shohim ne sot: Të gjitha llojet e faqeve të lajmeve dhe komuniteteve online përqendrohen në tema të vetme. Shumë faqe lajmesh janë zgjeruar për të përfshirë vertikale të veçanta, duke ofruar mbulim më të thellë në një temë të caktuar. Reddit është një shembull i shkëlqyeshëm i një faqeje interneti, që ndahet në nëngrupe, ose “subreddits”, të cilët përqendrohen në interesa, dhe jo në bazë të vendndodhjes apo se kush jeni.
13.Programe të menaxhimit të projekteve
Parashikimi i Gates: “Menaxherët e projekteve që kërkojnë të bëjnë një ekip së bashku do të jenë në gjendje të hyjnë në internet, të përshkruajnë projektin dhe të marrin rekomandime për njerëzit në dispozicion, që do t’u përshtaten kërkesave të tyre”.
Ajo çfarë shohim ne sot: Tonelatat e softuerëve për projekte në hapësirën e ndërmarrjeve po revolucionarizojnë mënyrën se si rekrutoni, formoni skuadrat dhe caktoni punë për të tjerët.
14.Rekrutimi online
Parashikimi i Gates: “Në mënyrë të ngjashme, njerëzit që kërkojnë punë do të jenë në gjendje të gjejnë mundësi punësimi online duke deklaruar interesin, nevojat dhe aftësitë e tyre të specializuara”.
Ajo çfarë shohim ne sot: Faqe e tilla si LinkedIn lejojnë përdoruesit të ngarkojnë CV-të dhe të gjejnë punë në bazë të interesave dhe nevojave, dhe rekrutuesit mund të kërkojnë në bazë të aftësive të specializuara.
15.Softuere të komunitetit të biznesit
Parashikimi i Gates: “Kompanitë do të jenë në gjendje të bëjnë oferta për punë, pavarësisht nëse kërkojnë një projekt ndërtimi, një prodhim filmash apo një fushatë reklamuese. Kjo do të jetë efikase për kompanitë e mëdha që duan të transferojnë punën që ata nuk e bëjnë zakonisht, biznese që kërkojnë klientë të rinj dhe korporata që nuk kanë një ofertë për shërbimin e përmendur”.
Ajo çfarë shohim ne sot: Shumë softuere kompanish fokusohen në aspektet sociale, kështu që përdoruesit mund të arrijnë tek bizneset e tjera dhe të fillojnë një bisedë që mund të çojë në projekte më të mëdha direkt brenda aplikacioneve të tyre. E ashtuquajtura ekonomia gig, me faqet si Upwork, lejon bizneset e mëdha të lidhen lehtësisht me projektuesit, hartuesit apo inxhinierët e pavarur për të bërë punën që po kërkojnë të transferojnë.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.