Parashikimet e Gazprom – Furnizimet në Evropë pritet të rriten edhe në 2017

Kompania më e madhe e gazit në Rusi, Gazprom, pret që të ardhurat nga eksportet të rriten në 35 miliardë dollarë në 2017-ën. Zv/kryetari i bordit i kompanisë, Alexander Medvedev, thotë se në 2016-ën, ishin gjeneruar 30 miliardë dollarë të ardhura në valutë të huaj dhe se ekziston mundësia për një rritje të kësaj shifre në vitin aktual.
Më herët, Gazprom raportoi një rekord të ri historik të eksporteve të gazit jashtë vendeve të Commonwealth-it të Rusisë (CIS). Në Janar 2017, kompania ka dërguar 19.1 miliardë metra kub gaz (bcm) drejt konsumatorëve, 26% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.
Sipas të dhënave të kompanisë, importuesit e mëdhenj të gazit rus treguan një rritje të mprehtë, kryesisht Austria me 123.5%, Franca me 68.1% dhe Gjermania me 23.2%.
Në vitin 2016, prodhuesit rus të gazit kanë rritur furnizimet në vendet jashtë Commonwealth-it të Shteteve të Pavarur me 12.5%, duke prekur një nivel rekord prej 179.3 miliardë metra kub (bcm). Në vitin e kaluar, furnizimi në Britani arriti 17.8 miliardë metra kub, në Francë shënoi 11.5 miliardë metra kub, ndërsa në Austri, 6.1 mld bcm.
Kompania raporton se rritje të madhe ka patur edhe në Itali, Greqi dhe Maqedoni. Gazprom bën të ditur gjithashtu se mund nisë shitjen e gazit drejt British Petroleum pa nevojën e ndërmjetësve si Rosneft.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.