Parashikimet për rritjen ekonomike – Meka: Duhen parë me rezerva, jemi në vit elektoral
Projeksioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar për rritjen ekonomike në vendin tonë gjatë këtij viti , në nivelet e para krizës shikohet me rezerva nga ekspertët e ekonomisë.
Në një intervistë për televizionin SCAN, eksperti Elvin Meka e cilëson një lajm të mirë por mbetet për tu parë në vazhdimësi duke qenë se jemi në një vit elektoral .
Meka shtoi se këto parashikime nuk duhet të ndikojnë sa i takon ndërhyrjeve të Bankës së Shqipërisë për ndryshimin e politikave monetare, duke e vlerësuar si një moment jo të përshtatshëm
Sipas ekspertit, Banka e Shqipërisë nisur dhe nga situata gjatë vitit të kaluar , duhet të shkojë më tej me politikat lehtësuese.
Nertila Doko / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.