Parashikimi i motit/ Dita e enjte ndërron ‘drejtim’ nga mesdita. Reshje dhe vranësira në të gjithë vendin
Sipas njoftimit të Shërbimit Meteorologjik vendas dita e enjte do të ketë mot me kthjellime dhe vranësira në zhvillim në orët e mesditës, të cilat do pasohen nga reshje shiu të karakterit lokal përgjatë relieveve malore.
“Era do të jetë nga kuadrati i jugut 2-10m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonave pranë tyre, do të fitojë intensitet deri në 20m/s ndërsa era jugore do të sjelli dhe rritje të temperaturave, më e ndjeshme në vlerat e mesditës,” ka bërë me dije SHM.
Temperaturat më konkretisht në sipas SHM:
- vendet malore 9°C deri 26°C
- vendet e ulëta 12°C deri 30°C
- vendet bregdetare 15°C deri 29°C
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.