Parashikimi i motit/ SHMU: Dita e enjte do të karakterizohet nga vranësira mesatare dhe të dendura

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka publikuara parashikimin e motit për ditën e enjte sipas së cilit parashikohen vranësira mesatare e të dendura përgjatë gjithë ditës. Sipas SHMU gradualisht prej orëve të mesditës nisin pakësime të vranësirave dhe kthjellimet.
“Reshjet e shiut do të jenë të pranishme nga orët e para të 24 orëshit me intensitet mesatar e hera herës në formën e shtrëngatave me rrufe lokale ndërsa gradualisht në mesditë parashikohet ndërprerje e reshjeve. E pranishme në orët e mëngjesit do të jetë dhe mjegulla lokale,’ shkruhet në njoftim.
Sipas njoftimit era do të fryjë nga veriperëndimi e fortë në brigjet detare prej orëve të mesditës ndërsa valëzimi në dete i forcës 4 dhe 5 ballë me lartësi vale 1.5 deri 2.0 metër.
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore 9°C deri në 20°C
zonat e ulëta 11°C deri në 28°C
zonat bregdetare 13°C deri në 27°C
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.