Parashikimi i motit/ SHMU: Ndryshim i kushteve klimatike në fundjavë
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë me dije se dita e mërkurë parashikohet të ketë mot kryesisht të kthjellët, vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore në orët e mesditës.
Sipas njoftimit era nga kuadrati i veriut me shpejtësi 1-10m/sek. Deti i forcës 1-2 ballë ndërsa temperaturat parashikohen në:
- zonat malore 0°C deri në 13°C
- zonat e ulëta 2°C deri në 21°C
- zonat bregdetare 5°C deri në 20°C.
Ndërkaq sipas SHMU kushtet klimatike do të pësojnë një ndryshim drastik përgjatë fundjavës duke filluar konkretisht nga dita e premte me disa vranësira kalimtare.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.