Parashikimi i motit/ SHMU njofton për ndryshim temperaturash në ditët në vazhdim
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se vendi ynë po vijon të mbetet në ndikim të motit të nxehtë dhe gjatë dy ditëve të fundit të muajit sërish do të ketë mot të kthjellët.
Sipas njoftimit era do të ketë drejtim kryesor veriperëndimin e lehtë dhe në bregdet do të sjellë valëzim të ulët ndërsa temperaturat ashtu sikundër shihen do të pësojnë rënie të lehta, por kjo rënie do të reflektohet më së shumti në termometër sesa do të jetë e ndjeshme në përditshmërinë tonë.
SHMU bën me dije se kjo valë nuk do të tërhiqet edhe gjatë fillimit të Gushtit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.