Parashikimi i motit/ SHMU: Reshje të vazhdueshme në formë rrebeshi dhe shkarkesash elektrike
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka publikuar parashikimin e motit për ditën e enjte sipas të cilit vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.
Sipas njoftimit moti parashikohet me vranësira të dendura shoqëruar me reshje shiu të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe mesatar dhe hera herës reshjet në kohë afatshkurtër do të fitojnë intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike.
SHMU bën me dije se në zonën e Alpeve reshje të dendura dëbore dhe në verilindje reshjet e dendura të dëborës në lartësitë mbi 300-400 metër por do të ketë edhe mjegull të dendur në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut dhe dëborës.
“Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore fiton shpejtësi deri në 18-20 m/sek. Valëzimi në dete i forcës 2-4 ballë,” shkruhet në njoftim.
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore 4°C deri në 10°C
zonat e ulta 8°C deri në 14°C
zonat bregdetare 9°C deri në 15°C
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.