Parashikimi i motit/ SHMU: Shtrëngata të shkurtra me intervale kthjellimesh
Shërbimi Meteorologjik ushtarak ka publikuar parashikimin e motit për këtë fillim jave sipas së cilit në orët në vijim parashikohen shtrëngata të shkurtra të herëpashershme kryesisht në veriperëndim të vendit.
Sipas njoftimit pasdite reshjet do të jenë më lokale duke u pasuar dhe nga intervale kthjellimesh ndërsa në mbrëmje reshjet do të rikthehen intensive veçanërisht në veriperëndim dhe përgjatë bregdetit në formë shtrëngatash me rrebeshe dhe rrufe. Era do të fryjë nga kuadrati i jugut e vrullshme kryesisht përgjatë bregdetit ndërsa temperaturat do të pësojnë rënie të mëtejshme në orët e mbrëmjes, bën me dije SHMU.
Po sipas këtij njoftimit dita e martë do të nisi me reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë në veriperëndim, qendër dhe në ekstremin jugor duke pasuar më vonë me reshje në formën e shtrëngatave të shoqëruara me shkarkesa elektrike të cilat prej mesditës do të humbasin intensitet duke marrë karakter lokal.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.