Parashikimi i motit/ Si do të jetë koha gjatë javës së parë të Qershorit?!
Sipas Shërbimit meteorologjik gjatë ditës së sotme reshjet e shiut me intensitet të ulët të karakterit lokal do të prekin pjesën veriore të vendit në orët e mesditës ndërsa ditën e mërkurë reshjet e shiut me intensitet të ulët do të prekin pjesën jugore dhe juglindore të vendit në orët e mesditës.
Sipas SHM lokal dita e enjte dhe të premte parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira ndërsa era do të jetë kryesisht nga veriperëndimi -jugperëndimi 2-10m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonave pranë tyre, ditën e premte do të fitojë intensitet hera-herës deri në 20m/s.
Në fushën termike pritet rritje graduale e temperaturave, më e ndjeshme ditën e enjte dhe të premte në vlerat e mesditës.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.