Parashikimi, ja 10 kostumet që do të vishen për Halloween këtë vit

Më shumë se një muaj larg nga festa e Halloween-it, dy platforma gjigande si Pinterest dhe ajo e modës, Lyst kanë bashkuar forcat për të zbuluar se cilat janë kostumet që pritet të mbizotërojnë këtë vit.
Ndonëse të dhënat e zbuluara mund të duken si të panevojshme për njerëzit e thjeshtë, ato do t’i shërbejnë atyre që planifikojnë të vishen si një personazh i caktuar të kuptojë se sa njerëz të tjerë mund të ketë në festë me të njëjtin kostum. Gjithashtu, rezultatet do t’i shërbejnë edhe shitësve të kostumeve që të porosisin mallrat e duhur.
Të dy platformat, që së bashku kanë 210 milionë përdorues mujorë, analizuan të dhënat e kërkimit dhe dhanë parashikim e tyre ambicioz.
Ja cilat janë kostumet më të nxehta që pritet të mbizotërojnë në festën e Halloween-it:
- Pennywise, klouni nga filmi horror “It”
Ruajtjet në Pinterest për makeup dhe ide kostumesh për këtë personazh janë rritur me 941% krahasuar me një vit më parë. Duke parë se filmi ka korrur sukses të jashtëzakonshëm, pritet të shohim shumë njerëz të veshur me kostume të ekzagjeruara dhe me fytyra të frikshme në formë klouni.
- Fëmijët nga seriali Stranger Things
Seriali i Netflix ka rezultuar shumë popullor vitin e kaluar për maskime në ditën e Halloweenit. Me premierën e sezonit të dytë që pritet të dalë më 27 Tetor, vetëm disa ditë përpara festës, Pinterest dhe Lyst kanë patur shumë arsye për të sugjeruar se ky do të ishte një kostum shumë i preferuar nga grupe shokësh.
- Bella nga “E Bukura dhe Bisha”
Në pranverë, adaptimi i Disney të përrallës klasike doli në kinema dhe kërkimet për fustane të verdha, si ai i veshur nga personazhi kryesor kanë patur një rritje të jashtëzakonshme. Në total, fundet e verdhë, fustanet e verdha kanë patur 680% më shumë kërkime.
- Gjirafë
Ndërsa veshjet si mace, apo lepurushe janë klasike për Halloween-in, këtë vit duket se zgjedhja i përket tërësisht gjirafave. Që prej muajit Qershor, tatuazhet gjirafë kanë patur 27% më shumë interes në Lyst, ndërsa kostumet dhe makeupi në Pinterest për këtë kafshë është rritur me 1200% krahasuar me një vit më parë.
- Wonder Woman
Përdoruesit e Pinterest kanë të ruajtura mbi 230 mijë ide kostumesh për superheroinën femër. Impakti i filmit që doli në muajin Qershor është i dukshëm. Çfarë do të ndihmojë në popullaritetin e këtij kostumi është fakti që bëhet kollaj edhe në shtëpi, ndërsa personazhi ka një sërë varietesh nga ku mund të zgjedhësh.
- Personazhet nga Game of Thrones
Nuk është habi që një nga shfaqjet më të shikuara në historinë e televizioni të ketë sukses edhe në mbrëmjen më të frikshme të vitit. Gratë do të mund të ndihen të fuqishme si Daenerys, ndërsa meshkujt do të mund të ndihen si Jon Snow.
- Vajzat e Baywatch
Rikthimi i markës në një film Hollywood-i ka bërë që idetë për kostume të ngjashme të rriten me 147%. Çfarë i motivon njerëzit të veshin kostume banjo të kuqe në fund të Tetorit? Me shumë gjasa nuk është nevoja për të rritur sigurinë bregdetare. Shpresojmë vetëm që të veshin edhe pallto.
- Kostum hipi
Lyst thotë se sendet si syze dielli rrumbullake dhe kurora me lule po shiten shumë, ndërsa idetë për kostum hipi në Pinterest janë rritur me 130%.
- Njëbrirësh
Trendi i njëbrirëshit është në rritje prej vitesh. Por një trend veror në Instagram mund të nxisë vajzat të zgjedhin të vishen si kafsha mitike. Kërkimet këtë vit janë rritur me 110%.
- Sirenë
Përdoruesit e Pinterest kanë ruajtur mbi 1.4 milionë foto të këmbëve të sirenës, ndërsa ky term është kërkuar në Lyst rreth 8 mijë herë në muaj.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.