Parashikimi javor i motit – SHMU: Duhet të përgatitemi për një ‘ferr’ të vërtet
Shërbimi Meteorologjik ushtarak bën me dije se për motin e kësaj jave që presim përpara do të duhet të përgatitemi për një “ferr” të vërtet dhe kjo ndodh për shkak se vendi ynë parashikohet të ndikohet nga një valë e të nxehtit (masa ajrore të thata dhe të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut dhe pjesërisht edhe nga Afrika Sahariane).
Sipas njoftimit moti parashikohet të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përgjatë pjesës më të madhe të ditës por nuk do të mungojnë edhe vranësirat kalimtare më tepër prezente përgjatë relieveve malore në lindje të vendit të cilat ditën e Hënë në këto zona do të shoqërohen me reshje shiu në formën e rrebesheve dhe stuhive afatshkurtër.
SHMU bën njofton se ashtu siç duket dhe në tabelën e mëposhtme, ajo që e bën të veçantë këtë javë janë temperaturat e larta dhe të nxehta me ditë të tëra, ku në orët e mesditës parashikohen nga 39°C deri në 43°C dhe gjithashtu problematike do të jenë edhe temperaturat e mbrëmjes të cilat në zona të caktuara nuk zbresin poshtë vlerave 25°C deri në 27°C në vlerat minimale.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.