Parashikimi: Në 2019, Bitcoin mund të rritet deri në 64 000 USD
Rritja e aktivitetit të minierave të Bitcoin mund të çojë në rritjen e çmimit të monedhës digjitale deri në 64 000 dollarë, sipas parashikimit të firmës së investimeve, Fundstrat.
Bitcoi krijohet përmes një procesi intensiv energjie të njohur si miniera, në të cilat kompjuterat marrin marrin kriptovalutën si shpërblim për zgjidhjen e ekuacioneve komplekse matematikore. Fuqia përpunuese për gjetjen e zgjidhjes parashikohet të rritet 350 për qind deri në vitin 2019.
“Ne besojmë se rruga aktuale e rritjes së fuqisë do të bëjë që çmimi i Bitcoin të shkojë rreth 36 000 dollarë deri në fund të vitit 2019, me një shtrirje prej 20 000 – 64000 dollarë”, tha Sam Doctor, kreu i studimit shkencor të të dhënave në Fundstrat përmes një raporti.
Performanca e Bitcoin gjatë 12 muajve të fundit
Çmimi i Bitcoin të enjten u regjistrua rreth 9 300 dollarë. Vitin e kaluar, kriptovaluta u rrit nga më pak se 1 000 dollarë në 19 000 dollarë, e ndihmuar nga një ‘përmbytje’ e interesit të investitorëve.
Por, shqetësimet nga një goditje rregullatorë kanë ndikuar ndjeshëm në uljen e çmimit gjatë këtyre muajve.
Megjithatë, Doctor u shpreh se ekonomia e minierave të Bitcoin mund të mbështesë monedhën digjitale.
“Shitësit kryesorë të rrjetit janë ‘minatorë’ Bitcoin dhe pjesa tjetër janë transaksione midis investitorëve,” tha Doctor gjatë një konferencë të enjten.
Miniera varet nga faktorë të tillë si kostoja e energjisë elektrike, pajisjeve të ftohjes dhe pajisjeve të specializuara, të njohura si platforma.
Bashkëthemeluesi i fondeve, Tom Lee është i vetmi strateg i madh i Wall Street që mbulon Bitcoin. Ai lëshoi raportin e tij të parë zyrtar mbi kriptovalutën korrikun e kaluar, kur vlera e Bitcoin arrinte në 2 540 dollarë. Në atë kohë, Lee parashikoi se monedha digjitale mund të bëhet një zëvendësues i arit dhe të arrijë në 20 000 deri në 55 000 dollarë deri në vitin 2022.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.